Urime 28 Nëntori
Atdhedashuria është prej besimit, kështu na mësoi i dashuri i Zotit, Muhamedi a.s.
Dashuria për atdhenë është një ndjenjë thelbësore e lidhur ngushtë me përkushtimin ndaj Mëmëdheut. Ajo mund të reflektohet në mënyra të ndryshme, përfshirë përkushtimin për të mirën e komunitetit, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe pjesëmarrjen aktive në zhvillimin e vendit.
Diaspora ka luajtur, luan dhe do vazhdojë kurdoherë të luajë rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e atdheut.
Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim personal dhe në atë të Unionit të qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, t’i përcjell çdo shqiptari, kudo në botë, urimet më të përzemërta me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë gjithnjë të bashkuar, në harmoni me njëri-tjetrin, duke studiuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur dhe shfrytëzuar të tashmen, duke promovuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke nxitur e lobuar për të ardhmen e Atdheut!
Me respekt:
Mensur ef. Halili