Unioni i qendrave Islame Shqiptare në Gjermani pas një angazhimi të gjatë dhe të intensifikuar filloi ndërtimin e shkollës 9 vjeçare në Hotolisht të qytetit të Librazhdit.
Nga vizita që bëri kryetari i UIAZD-së Mensur ef. Halili në Bashkinë e Librazhdit theksoi vendosshmërinë e Unionit për të zbatuar këtë projekt në mënyrën më dinjitoze ndërkohë që kryetari i Bashkisë z. Kastriot Gurra ishte i impresionuar nga ky kontribut i vyer dhe pohoi se është nga projektet e para që shqiptarët e diasporës ofrojnë drejt për drejt popullatës shqiptare e në veçanti sektorit të arsimit.
Nga vizita e fundit të përgjegjësit të këtij projekti z. Baki Mustafi u inspektuan punimet dhe përcolli premtimin e firmës së ndërtimit që inagurimi i shkollës do të realizohet në fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.
UIAZD falenderon përzemërsisht të gjithë kontribuesit në realizimin e këtij projekti.
Me respekt:
Mensur ef. Halili
Düsseldorf më 28.05.2021