E shtunë, 24 shkurt 2024 / 14 shaban 1445 hixhri) Me perëndimin e kësaj dite, hyn Nata e Madhe 15 shaban (nata e mesit të muajit shaban), e cila njihet ndryshe si Nata e Beraetit (Faljes Hyjnore), bazuar në Faljen e Allahut që vjen në këtë natë për besimtarët me zemra të pastra nga idhujtaria, armiqësia, mëria dhe që nuk vrasin (padrejtësisht) askënd; falje e cila përmendet në disa transmetime profetike të konsideruara si të besueshme nga një numër dijetarësh të shquar muslimanë.