Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 29-të
Ajet Kuranor: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.“ (El-Huxhurat: 15)
Hadith profetik: “Shejtani lidh tre nyje pas kokës kur ndonjëri prej jush bie në gjumë. Për çdo nyje troket dhe thotë: ke një natë të gjatë, prandaj fli. Nëse zgjohesh dhe e përmend Allahun, zgjidhet një nyje. Nëse merr abdes, zgjidhet nyja e dytë e nëse falesh zgjidhet nyja e tretë. Nëse vepron kështu gdhin i lumtur dhe i disponueshëm, në të kundërt gdhin i padisponueshëm dhe përtac.“
Duaja e ditës: O Allah! Pranoi namazet e mia, pranoi lutjet e mia, pranoi veprat e mira dhe më largo prej gjynaheve më mbroj nga to, më largo nga përgojimi dhe mos më bëj prej banorëve të zjarrit!
‘Thënje e urtë: Nuk është i madh ai njeri i cili nëse ulesh pran tij të bënë të ndihesh i vogël por i madh është ai njeri i cili nëse ulesh pran tij ndihesh edhe ti i madh”.