Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 21-të
Ajet Kuranor: „Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.“ (Fussilet: 34).
Hadith profetik: “Një njeri thotë një fjalë që e kënaq Allahun pa i kushtuar rëndësi, ajo fjalë bëhet shkak që Allahu ta fusë në xhenet. Por një njeri thotë një fjalë që e zemëron Allahun pa i kushtuar rëndësi, bëhet shkak ajo fjalë që ai të hidhet në zjarrin e xhehenemit.”
Duaja e ditës: O Allah! Hap një rrugë për mua, në mënyrë që ta bëj Haxhin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kështu të përmbush obligimin tim tek Ty dhe të fitoj kënaqësinë Tënde dhe xhenetin Tënd!
Thënje e urtë: Njeriu kur ndjen dhimbje, është i gjallë.. Por kur ndjen dhimbjen e tjetrit, atëherë është NJERI.
Fytyrën e njerëzve e sheh në dritë, kurse karakterin në errësirë.
Nuk kam parë që dikush të ketë mirësi më të madhe se femra, e fut në xhenet babain e saj sa është fëmijë, e plotëson gjysmën e fesë së burrit të saj sa është në rini, ndërsa nën këmbët e saj qëndron xheneti sa është nënë në pleqëri.