Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Unioni i qendrave islame shqiptare në Gjermani dënon aktin terrorist të ushtruar në dy nga shtëpitë e Zotit në Zelandën e re. Ky akt barbar ka trenditur botën mbarë pasi edhe lufta ka etikën e saj por neve si muslimanë na është bërë akoma më e qartë, vendosshmëria që duhet të kemi në këtë rrugë, pasi jemi të sigurt që duke vrarë muslimanët nuk shuhet dot drita e fesë islame por përkundrazi, gjaku i këtyre dëshmorëve do të jetë burim jete për drejtësinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor mbi tokë.
Së fundmi i bëjmë thirrje botës mbarë e perëndimit në veçanti që të merren të gjitha masat e duhura për parandalimin e akteve të tilla çnjerëzore dhe mos inkurajimin i tyre nëpërmjet mediave.
Me respekt:
UIAZD

Scroll to Top