Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 19-të
Ajet Kuranor: „E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh. „ (El-Ahzab: 58)
Hadith profetik: “Njeriu më i dashur tek Allahu është më dobiprurësi, puna më e mirë tek Allahu xh.sh është t’i fusësh gëzim myslimanit, ose t’i mënjanosh atij një brengë (vuajtje), ose t’ia likuidosh borxhin, ose t’ia largosh urinë. Personit që e përmban zemërimin, Allahu ka për t’ia mbuluar intimitetin (auretin) e tij, personit që e përmban mllefin të cilin është i mundur ta çlirojë po deshi, atij Allahu Ditën e Gjykimit ia mbushë zemrën me gëzim. Kush ecë me vëllain e tij mysliman pas nevojës që ai ka, derisa t’ia konsolidojë (përmbushë) atë, atij Allahu i Lartësuar ka për t’ia përforcuar këmbët në ditën kur këmbët rrëshqasin. E morali i keq i prish punët siç e prish uthulla mjaltin.”
Duaja e ditës: O Allah! Më forco në rrugën Tënde, më bëj te jetoj dhe të vdes në rrugën Tënde!
Thënje e urtë: Fjala e keqdashësit është si qymyri; edhe kur nuk djeg sendin që prek, e nxin atë.