“Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (agjërimi), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.“ (El-Bekare 184)
Hadith profetik:
“Kush e agjëron muajin e Ramazanit duke besuar fuqishëm dhe duke e dëshiruar shpërblimin e Allahut dhe kënaqësinë e Tij, do t’i falen mëkatet e mëhershme.” (Buhariu: 38).
Duaja e ditës:
O Allah! Në këtë ditë bëje agjërimin tim si agjërimin e të sinqertëve, dhe qëndrimin tim në namaz, prej qëndrimit të atyre që falen me bindje, zgjomë në të nga gjumi i të pavëmendshmit, e m’i shlyej mëkatet, o Zot i botës, dhe më fal mua, o Falësi mëkateve! O Allah na mëso ato të mira që ia ke mësuar të zgjedhurit Tënd, Muhamedit a.s., na bëj për të tjerët pishtar ndriçues e për veten oqean të veprave të mira!
Thënje e urtë:
Njeriun e bëjnë njeri 4 gjëra: Drejtësia, dituria, durimi dhe kursimi.